Për herë të tretë në Parlamentin e Kroacisë do të jetë një deputete shqiptare. Bëhet fjalë për Ermina Lekaj-Përlaskaj e cila ka fituar sërish mandatin e saj.
Presidenti Meta me anë të një statusi në “Facebook” ka uruar deputetn Përlaskaj për fitoren e arritur, teksa shton se deputetja është një përfaqësuese e denjë e komunitetit shqiptar në parlamentin kroat.
Postimi i presidentit Meta:
Shumë i gëzuar nga lajmi për fitoren e mandatit të deputetes në Parlamentin e Kroacisë, për herë të tretë, të znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj.
Është tepër e rëndësishme që komuniteti shqiptar të ketë zërin dhe përfaqësimin dinjitoz në Parlamentin kroat me një deputete të nderuar, një tregues i lidhjeve të forta tradicionale shqiptaro-kroate.
Përvoja e saj është garanci edhe për të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve do t’i japë një impuls të ri forcimit të tyre, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. 🇦🇱🤝🇭🇷
/e.rr