Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë njofton se zyrat e institucionit në fjalë janë mbyllur.
Kjo, pasi një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në njoftimin për publikun, UFSH apelon që masat të respektohen maksimalisht nga të gjithë qytetarët.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Ju bëjmë me dije se një nga anëtarët e stafit tonē, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në zbatim të protokollit të miratuar dhe në pritje të kryerjes sē testimit për të gjithë stafin, zyrat do qëndrojnë tē mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjitha shërbimet e mundshme do kryhen online.
Duke ju kërkuar të vazhdoni të respektoni maksimalisht masat për parandalimin e përhapjes së COVID – 19, në mbrojtje të shëndetit tuaj, familjarëve dhe popullatës që i shërbeni, ju urojmë të gjithëve punë të mbarë!