Pritja e gjatë në trafik është stresuese dhe në shumë raste të soset durimi.
Njëjtë ka ndodhur edhe me një drejtues në vendin tonë.
Siç shihet edhe në pamje, personi në fjalë që po nget një “Mercedez Benz”, të modelit “ML” me ngjyrë të bardhë, ka vendosur që të mos presë më.
Ai është futur në kanalin që ndan rrugën kryesore me atë dytësore, për të kaluar tek kjo e fundit.
Me pak vështirësi, por dhe me kujdes, ai arrin që ta nxjerrë mjetin nga kanali, të kalojë në rrugën dytësore, duke zgjedhur kështu të shmangë trafikun
Më poshtë keni videon: