Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin.
Një makinë ka përplasur një motor, duke bërë që drejtuesi i këtij të fundit të gjejë vdekjen.
Viktima është një person rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30, teksa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.
/a.r