Një polic është pushuar nga puna në Indi pasi kreu akte seksuale në prani të një gruaje dhe vajzës së saj. Inspektori Bhishmpal Singh Yadav u filmua duke bërë veprime të pahijshme në stacionin e policisë.
Përveç kësaj Yadav u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës për veprimet e tij. Ngjarja mendohet se ka ndodhur më 22 Qershor teksa gruaja kishte shkuar në stacionin policor për një çështje pronësie.
Po ndërsa ajo dhe vajza fliste për shqetësimin e saj, polici bënte veprimet e pahijshme. Aktet e tij i filmoi vajza, e cila më vonë ia tregoi të afërmve. Pastaj pamjet u postuan dhe u bënë virale në rrjetet sociale.
Kjo bëri që shumë njerëz të kërkonin të veprohej ndaj oficerit. Veprimet e inspektorit janë dënuar nga drejtuesit lokalë.
/a.r