Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu bën një reagim ngacmues dhe ironik për qytetarët dhe papunësinë.
“Nëse doni njerëz që bërtasin se nuk kanë punë dhe për pasojë po vdesin për bukë, i ke me shumicë. Ama nëse kërkon punëtor për punë nuk gjen. Vij thotë por me marrë rrogën, jo me dalë në punë, ose në një punë që dal kur të dua e ik kur të dua”, shkruan ai.
Më tej shton se nëse “gabon” dhe i gjen punë në privat, e merr për fyerje të rëndë.
“Dhe pastaj të gjithë qahen se po vdesin për të ngrënë me gote rakie përpara dhe me barkun te goja nga mbipesha”, shkruan Ndreu.
/a.r