Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ditën e sotme në Korçë, prej nga deklaroi se ndonëse është një nga zonat më të mirëqena në vend, por kriza ekonomike ka depërtuar edhe aty.
Ai prezantoi masat që do të ndërmerren kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.
“Një vit karantinë për inspektoriatet, në mënyrë që këta njerëz të mos përballen nga mëngjesi deri në darkë, sa ngrini qenat-ulni qepenat, me inspektorë, me tatimorë, me lloj-lloj harbutësh, që vijnë sa për xhepat e tyre edhe për xhepat e pushtetarëve. Së dyti, duke vendosur një sistem taksash konkurues për rajonin. Sa i përket biznesit të vogël siç është Luani, 140 milionë lekë e poshtë, do të kenë një taksë 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër lokale apo qendrore çdo tatim tjetër, çdo lloj tjetër formë tarifimi do të zhduket. Do të ketë vetëm një taksë dhe asnjë tarifë dhe asnjë taksë tjetër. Së dyti, për biznesin e madh ne do të vendosim tasën e sheshtë 9% e cila do të synojë që më shumë para të mbeten për investime për hapje vende pune të cilat natyrisht, për çdo vend të ri pune, do të thotë më shumë konsum. Dhe më shumë konsum, do të thotë edhe më shumë mundësi, edhe më shumë të ardhura në xhepat e njerëzve edhe më shumë xhiro për sipërmarrjen, do të thotë nisje e një zinxhiri pozitiv për ekonominë shqiptare. Pa këto masa, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të hidhet drejt një gropë gjithmonë e më të thellë, siç është hedhur këto 7 vite”, u shpreh Basha.
Ai shtoi se në këtë kohë të vështirë të koronavirusit, në majën e gjuhës të çdo shqiptari është një rrezik tjetër, po kaq i madh, madje edhe më i madh që tanimë njihet si Ramavirusi, që sipas tij, është pandemia e varfërisë, pandemia e krizës ekonomike, pandemia e krizës sociale, e cila po shkatërron ditë për ditë mirëqenien familjare, vendet e punës dhe po shkakton një stres të jashtëzakonshëm në shoqëri dhe në familjet shqiptare.
“Ju përshëndes nga Korça, nga kjo e diel e trishtë për biznesin, e trishtë për qytetarët, por plot me besim se me masat e duhura, në kohën e duhur, pa humbur asnjë ditë dhe duke u dhënë njerëzve atë që meritojnë, jo lëmoshë por drejtësi mbështetje nga taksat e tyre do tja dalim ta ringreml biznesin e vogël, ta fuqizojmë atë të ngremë konsumin dhe të ngremë sipërrmarjen shqiptare, së bashku me fermerët shqiptarë”, tha Basha.
Në vijim tha se ky është prioriteti numër 1 i Partisë Demokratike, i programit ekonomi dhe se ky është prioriteti numër 1 i qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme dhe ky është prioriteti im i parë dhe kryesor, ekonomia juaj, punësimi dhe mirëqenia.
/a.r