Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar në studion e emisionit “Provokacija” tryezën e palëve politike për Reformën Zgjedhore.
Murrizi u shpreh se opozita jashtë parlamentare dogji mandatet për shkak të dosjes së vjedhjes së votave ku akuzonte Damian Gjiknurin dhe sot gjen shpëtim te firma e këtij të fundit.
Murrizi u shpreh i vendosur se nuk do të shkonte kurrë në koalicion parazgjedhor me PS, duke lënë të hapur nga ana e tij një koalicion pazgjedhur në varësi të kërkesës së zgjedhësve të tij.
“Aty janë dy nisma, njëra për ndryshimi e Kushtetutës ndërsa tjetra arnim për Kodin Zgjedhor. PD iku nga parlamenti nga Damiani dhe sot gjen shpëtimit te firma e Damianit. P
a firmë të Damianit nuk futen ata. Në kodin zgjedhor ka ngelur ky kod që është.
Ka tre ndryshime. Marrëveshja është që Vasili mori një komisioner. Nga kjo u vra PR. LSI në koalicion me këta më duket një turli kooperative.
Me PS nuk shkoj kurrë në koalicion parazgjedhor. Paszgjedhor mandati konsultohet me qytetarët që e zgjedhin.
Nëse dal nga vota e qytetareve, atëherë do të mblidhemi për të parë ku e kanë interesin zgjedhësit. Për çdo palë zgjedhje numri i tifozëve që e brohorasin ekipin edhe kur humb ka rënë.
Ky numër tashmë ka rënë. U bënë katër vjet dhe nuk ka pasur peshk. Ata që kanë abuzuar me taksat të rrethohen atje te vilat ku janë dhe t’i heqësh facebook-un se nuk durojnë pa qenë në qendër të vëmendjes.
Ramës dhe Bashës i ka ardhur zor të ulën vetë se është si fejesë e prishur dhe çuan shkuesi. 28 deputetë që kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese kam besim. Ne ishim 39 që firmosim për listat e hapura”, tha Murrizi.
/a.r