Nga Tirana drejt Shkodrës me motor i armatosur, kapet nga operacioni i koduar “Mision i pamundur” një person të dyshuar si vrasës me pagesë.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative për një person i cili qarkullonte me një motor pa targa i cili kishte armë me vete dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të porositur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor.
Falë ndërhyrjes në kohë, në fshatin Guri i Zi, forcat e policisë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e Gentian Bajramaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje.
Në momentin e kapjes, të dyshuarit, në një çantë krahu që mbante me vete i është gjetur një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë luftarak.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe motomjeti pa targa.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa targa.
Ndërkohë ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
/a.r