Në Kosovë janë regjistruar 2 humbje jete për shkak të COVID-19.
Ditën e djeshme u raportuar se ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese.
Kurse sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese, raportojnë mediat e Kosovës.
Klinika ka njoftuar se gjithsej 59 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.
Ndryshe mbrëmë IKSHPK-ja njoftoi se numri i vdekjeve në nivel vendi ka shkuar në 54, ndërkaq me rastet e fundit numri arrin në 56.
/e.rr