Si ia bëjnë ata që hedhin veten në erë të mposhtin instiktin kryesor të njeriut, atë të mbijetesës, kapjen fort pas jetës për t’u shpëtuar kthetrave të vdekjes? Çfarë i ndihmon? Është një lloj droge, jo e shtrenjtë, nga pesë deri në njëzet dollarë, dhe quhet Captagon. Konsiderohet si “droga e xhihadistëve”, pasi eliminon krejtësisht frikën dhe dhembjen dhe jep një ndjenjë të lartë euforie.
Bëhet fjalë për një përzierje të amfetaminës me kafeinën dhe disa substanca të tjera.
Fillimet e saj kjo drogë i pati gjatë Luftës së Gjirit por prej disa vitesh prodhohet vetëm në Lindjen e Mesme ku përdoret nga luftëtarët, kryesisht xhihadistë.
Kjo drogë përdoret nga çdo luftëtar i Shtetit Islamik për t’u dhënë zemër për të kryer masakrat e tyre dhe për të mposhtur frikën.
Të njëjtën drogë ka ëprdorur edhe Seifeddine Rezgui, xhihadisti 24-vjeçar që vrau 38 turistë në Tunizi.
Për herë të parë droga u prodhua në vitet ’60 por u ndalua përdorimi nga OBSH në vitet ’80.
Gjatë lindjes së ISIS kjo drogë nisi të përdoret gjerësisht.
Në 2012 nga katër tonë që shitej në Lindjen e Mesme, kjo shifër shkoi në 11 tonë.
Hetuesit po verifikojnë nëse shiringat që u gjendën në apartamentin e terroristëve në Paris janë përdorur pikërisht për të injektuar Captagonin, drogën që vret frikën.