Pas lajmit nga media italiane se është kapur një sasi e madhe droge që vinte nga Shqipëria, ka reaguar në rrjetin social lideri i opozitës Lulzim Basha. Kryedemokrati shkruan se të vetmit që shqetësohen janë kumbarët e drogës në qeveri.
Policia italiane ka njoftuar kapjen e 3150 kg droge ne dy ditet e fundit, droge e grumbulluar, e paketuar, e ngarkuar dhe e transportuar nga portet e Durresit e te Vlores. Ky eshte shteti i Edi Rames. Njerezit revoltohen per kete vale droge e gelim te trafikanteve, kumbaret ne qeveri shqetesohen qe ngarkesa prej dhjetra milione eurosh u kap. Eshte emergjence pastrimi i Shqiperise nga droga, trafikantet dhe kumbaret e tyre ne qeveri.