Nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, personi i përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm në Vlorë.
I plagosuri ka ndërruar jetë në spital, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve, plagët e marra kanë rezultuar fatale.
Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku”, ku një makinë ka përplasur një kalimtar, i cili sapo kishte bërë pazarin, pasi ndodhej me qese ushqimesh në duar.
Bëhet fjalë për një makinë tip “BMW” me targa AA 469 SV, e cila ka përplasur një person me qese në duar, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Lidhur me ngjarjen policia vijon hetimet, për të zbuluar rrethanat e aksidentit.