Juventus fiton 3-1 përballë Genoa-s për javën e 29-të të Serie A. Bardhezinjtë konfirmojnë epërsinë në renditje dhe rikthehen edhe një herë katër pikë larg nga Lazio e vendit të dytë.
Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, bardhezinjtë tregojnë gjithë potencialin në pjesën e dytë.
Fillimisht Dybala në minutën e 50’ u argëtua me mbrojtjen kundërshtare duke arritur të çojë topin në rrjetë.
6 minuta më vonë, Ronaldo do të shënonte një super gol duke i dhënë avantazhin e dyfishtë bardhezinjve.
Për tu bashkuar me dy golashënuesit e tjerë, Douglas Costa shënoi gjithashtu një perlë në minutën e 73’, për të konfirmuar se kjo ishte nata e supergolave.
Ndërkohë për kuqeblutë goli i nderit u realizua nga Pinamonti në minutën e 76.
g.kosovari