Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës.
Një makina ka përplasur një kalimtarë i cili është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Vlorës.
Një makinë tip BMW me targa AA 469 SV ka përplasur një kalimtar, i cili duket se kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë i plagosuri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.
g.kosovari