Deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se votën e tij pro marrëveshjes për reformën zgjedhore të dakordësuar mes mazhorancës e opozitës në selinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Deputeti lëshoi akuzat ndaj kryeministri Rama duke thënë se ai nuk e do votimin e asaj marrëveshjeje.
Ai tha se qëllimi i Ramës është që të marrë 45 mandate në zgjedhje me qëllim që të dalë forcë e parë e të krijojë sërish qeverinë.
“Kjo marrëveshje duhet të vinte një sahat e më parë. Unë dyshoj që Rama po bën të pamundurën që ta shtyjë votimin e saj. 4 seanca kanë mbetur në korrik, mendoj që do ta shtyjë për nga shtatori. Ka skenarë të zotit Rama që të pengojë këto se e ndjen fundin politik. Ai është peng i krimit dhe i bandave. Rilindja është kthyer në sekt kriminal. Mënyra e vetme që ka ai është të prishë koalicionet. Do të marrë 45 mandate që të dalë forcë e parë dhe pastaj të bëjë marrëveshje si në Kosovë. Besoj që nuk ia arrin dot se asnjë forcë politike nuk e beson më”,- tha Maliqi.
Pavarësisht përpjekjeve të Ramës, Maliqi tha se: “Opozita e bashkuar i kalon 75 mandate”. Në këtë llogaritje, parlamentit do t’i mungonin 20 deputetë, të cilët Maliqi i “harroi”.
/e.rr