Ditët e fundit të muajit dhe 10 ditëshi i parë i korrikut do të përfshihen nga vala e të nxehtit saharian. Kjo do të shkaktojë temperatura mbi 38 gradë celcius.
“Duke nisur nga sot deri në ditët e fundit të muajit qershor pritet të ketë një avancë i të nxehtit nga Saharaja që ka sjellë një rritje të temperaturave.
Por mund të themi se deri ditën e martë në zonat malore do ketë prani të paktë të reshjeve të shiut në formën e stuhive të izoluara.
Ndërsa nga dita e mërkurë dhe fillimi i muajit korrik deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja i cili do përfshijë territorin e Shqipërisë.
Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojë 38 gradë“, tha sinoptikania për RTSH.
Sipas saj 10 ditëshi i parë i korrikut do jetë me temperatura shumë të larta.
/a.r
Upupupu…dhe kete kishim mangut. sa pa fat qe jemi mor zot…mjaft