Një operacion antidrogë i policisë së Tepelenës i koduar “Veliqoti”, ka vënë në pranga dy persona për kultivim kanabisi.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit masiv të territorit, pasditen e të hënes ndërhyri policia.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
Policia paralajmëron se kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.
g.kosovari