Policia italiane ne bashkepunim edhe me autoritetet shqiptare kane arrestuar 37 persona, te akuzuar si pjese e nje rrjeti te trafikut nderkombetar te droges.
Mediat italiane raportojne se gjate operacionit jane sekuestruar 3 tone e gjysmë drogë, e llojit marijuanë, hashash e kokainë, e ndare ne 7 milione doza.
Sipas policise italiane vlera ne treg arrinte ne 40 milionë euro.
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust, çoi në arrestimin e 37 personave si përgjegjës të një trafiku ndërkombëtar droge.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm po kryhet dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare me vlerë deri në 4 milionë euro.
Nuk ka te dhena rreth identitetit te personave te arrestuar mes te cileve thuhet se ka edhe shqiptare, nderkohe qe policia do te dale ne nje konference per mediat me vone.
g.kosovari