Regjisori i njohur Edmond Budina është sërish dyshues te infektimi i tij me Covid-19, edhe pasi konfirmimin e ka marrë me shkresë zyrtare, ashtu siç edhe e kërkoi një ditë pasi në media u bë publik lajmi.
Në emisionin “360Gradë” Budina ka publikuar përgjigjen e testit ku ka rezultuar pozitiv me Covid-19., të cilën e ka cilësuar si gjysmë tallave.
“Ka disa vlera në analizë që thonë grupi i gjakut, ke këta ose atë dhe si rezultat del se je pozitiv.
Ndërsa në atë letër ishte vetëm një konfirmim që jam pozitiv.
Kjo të lë të dyshosh dhe më duket si gjysmë tallavaje,” tha ndër të tjera Budina.