David Beckham është shpallur “Mashkulli më seksi i gjallë 2015” nga revista amerikane “People”. Ish-kapiteni i futbollit të kombëtares së Anglisë është shpallur si fitues i këtij çmimi drejtpërdrejtë në emisionin e njohur në Amerikë, atë të Jimmy Kimmelit.
Duke folur për revistën “People”, Bechkham, 40 vjeçar, tha: “Është një nder i madh dhe me shumë kënaqësi do ta pranojë këtë çmim”, edhe pse dukej i befasuar.
“Kurrë nuk mendoj se jam një person tërheqës, seksi”, tha ai, transmeton Koha.net. “Më pëlqen të vesh rroba të mira dhe kostume të bukura, të cilat më bëjnë të ndjehem dhe të dukem mirë, por kurrë nuk mendoj se jam tërheqës apo seksi”, ka thënë Beckham në këtë emision.