Presidenti Hashim Thaçi ka prekur me fjalimin e tij drejtuar shqiptarëve sa u përket akuzave të tij të formuluara nga Tribunali Special.
Thaçi tha se ligji i vetëm që ka shkelur në jetën e tij është ai i Sllobodan Millosheviçit, raporton JavaNews.al
“Unë nuk hezitova kurrë të luftoj kundër Serbisë me armë apo me diplomaci. Pa marrë parasysh se mund ta paguaja me jetën time.
Ndaj kam punuar dhe do të punoj për paqe në të gjithë rajonin. Sot jetoj jo vetëm për familjen time, por edhe për shokët që kam varrosur gjatë luftës.
Jetoj për misionin historik të cili i përkas sëbashku me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn” – tha Thaçi ndër të tjera.
/JavaNews/a.r