Polumbarët e Reneas, pas disa orësh kërkimesh, gjejnë dhe nxjerrin trupin e pajetë të 16 vjeçarit L.G.
Ky i fundit u mbyt ditën e sotme në liqen në Kukës, teksa ishte futur për t’u larë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Hani i Lacit, në fshatin Bardhoc.
Për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e policisë dhe polumbarët, të cilët e nxorën disa orë më pas.