Manchester United është gati që të shpenzoj sërish në sjelljen e lojtarëve të rinj.
Skuadra angleze, është gati që të shpenzoj 215 milionë euro në sjelljen e vetëm 2 futbollistëve.
Daily Star shkruan se Van Gaal i dëshiron në skuadrën e tij yllin e Real Madridit, Gareth Bale dhe atë të Bayern Munichut, Arjen Robben.
Për Bale, Unitedi do të ofrojë 140 milionë euro, ndërsa për Robbenin 70 milionë.
Mbetet të shihet nëse Reali dhe Bayerni janë gati të heqin dorë nga lojtarët e tyre dhe të pranojnë ofertën e madhe të Unitedit.