Rezulton pozitiv ne testin per koronavirusin nenkryetarja e bashkise Shkoder, Emilia Koliqi Nenkryetarja ka bere testin nje dite me pare dhe sot ka marre konfirmimin si e infektuar.
Sipas burimeve, nenkryetarja Koliqi ndodhet ne gjendje te mire shendetesore dhe e vetmja shenje aktulisht eshte temperatura 37.5. Tashme pas pergjigjes Koliqi ndodhet ne karantine ne banesen e saj.
Pas konfirmimit te saj me COVID-19, nje sere punonjesish te bashkise Shkoder po bejne tamponet kryesisht ata qe kane patur kontakte me te.
Zyrtarisht nuk ka ende te dhena se ku eshte infektuar nenkryetarja, ndersa burime prane saj bejne me dije se ka dyshime se mund ta kete marre virusin ne ndonje dyqan.
Dita e fundit kur ka qene ne pune ka qene dita e enjte e javes se kaluar, më 25 qershor.
Tashme po merren masa per testet ndaj punonjesve te tjere por edhe dezinfektimin e zyres se nenkryetares dhe mjediseve te tjera te bashkise Shkoder.
g.kosovari