Një seri paralajmërimesh për sulme të reja terroriste janë shpërndarë pas ngjarjeve të Parisit.
I fundit vjen nga Londra ku gjatë ditës së sotme u krye evakuimi i një stacioni metroje pas një alarmi sigurie të dhënë nga forcat ligjzbatuese. Evakuimi i qytetarëve në stacionin e ndodhur në Londrën jugore u bë rreth orës 13.00 me orën lokale. Sipas mediave vendase, pranë vendit ku u dha alarmi mbërritën dhjetëra efektivë të forcave speciale dhe disa ambulanca.
Mediat britanike thonë se, mund të bëhet fjalë për lëndë shpërthyese në stacionin e metrosë. Nga autoritete britanike nuk u dha asnjë deklaratë zyrtare.
Më heërt gjatë ditës së sotme, edhe një terminal i aeroportit të Kopenhagenit u evakuua pas një alarmi për bombë. Në të gjithë vendet evropiane, janë rritur ndjeshëm masat e sigurisë pas ngjarjeve në Paris javën e shkuar.