Bashkimi Evropian përgatitet të hapë kufirin me disa vende ballkanike në 1 korrik, duke lënë jashte dere Shqiperine, Kosoven, Bosnjen dhe Maqedonine e Veriut. Serbia do te jete serish e perkedhelura e Brukselit, megjithese shteti serb eshte akuzuar disa here per fshehje shifrash ne lidhje me Covid 19, nderkohe qe nga ana tjeter, vetem dy jave me pare, ne mesin e pandemise, ne Beograd u luajt ne ndeshje futbolli krejt “e çmendur” per logjiken aktuale te sporteve pa spektatore.
Loja, në të cilën Partizani mposhti Yllin e Kuq 1-0, u zhvillua para një sfondi të zakonshëm të flakërimeve dhe brohoritjeve te plot 25 mije tifozave! Imagjinoni cfare do te thote kjo per kushtet ne te cilat ndodhet sot bota. Italia, Gjermani e Spanja lejojne pak qindra veta te stafit te ekipeve ne kampionatet e tyre kombetare. Por te njejta vende qe pengojne Mesin dhe Ronaldon qe te luajne me publikun e tyre ne stadium, ja lejojne serbeve qe te therrasin turmat 25 mijeshe ne mes te Beogradit.
Kjo sjellje e pandeshkuar, e perforcon edhe me tej ndjesine e padrejtesise te vendeve ballkanike qe nuk perfitojne nga hapja e BE me rajonin ne 1 korrik.
se fundi ne Serbi virusi kspi dhe qeveritare e parlamentare madje.
ishalla prej tyre e gjetshin se virusi s’di te mbaj borxh pa lare.