Adjola Lakra, e cila është arrestuar si bashkëpunëtorë në vrajsen e Hekuran Billës do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Është ky vendimi i dhënë sot paradite nga gjyqtari Llazer Sallaku.
Lakra në seancën gjyqësore është shfaqur me maskë dhe fjalët e saj para togave të zeza kanë qenë të pakta dh e ka mohuar të ketë lidhjen me vrasjen er Billës.
Avokati i Adjola Lakrës ka deklaruar se klientja e tij nuk ka lidhje me vrasjen e Hekuran Billës.
“Prokuroria nuk ka formuluar akoma akuzë. Ka dyshime për vrasje për gjakmarrje në rolin e ndihmes. U siguroj dhe u grantoj se asnjë çast prej vajzës nuk kanë dalë ato fjalë që keni bërë publike. Ajo ngeli sot e arrestuar nga helmimi që i është bërë nga opinioni publik. I vetmi momet është fatkeqësia. Përpara se të njihte viktimën ka njihur një nga autorët e dyshuar. Vepra penale është vrasje për gjakmarje, vajza po hetohet në rolin e ndihmes. Të vetmet prova janë vetëm deklarimet e saj të sakta dhe të sinqerta. Nuk ka qenë djeni të vrasjes. Nuk ka telefonuar ajo ditën e vrasjes por e kanë telefonuar. Nuk është paguar nga Vitor Marku, nuk është paguar dhe nuk ka marrë para. Njohja me Vitor Markun është bërë në rrjetet sociale.”, u shpreh avokati i saj.
g.kosovari