Autoritetet italiane kanë dënuar me vdekje një ari, pasi sulmoi disa persona që po shëtisnin në rajonin verior të Trentinos.
Ndërkohë, grupet e të drejtave të kafshëve në Itali po i bëjnë thirrje autoriteteve të heqin dënimin ndaj kafshës.
Fabio Misseroni, 59 vjeç dhe i biri Christian Misseroni, 28 vjeç, po shëtisnin në shtegun e Mount Peller kur ata panë ariun që i doli përpara.
Ariu kafshoi këmbën e Misseroni para se babai i tij t’i hidhej kafshës në kurriz në mënyrë që i biri të shpëtonte.
Ariu më pas goditi me putër burrin që po rezistonte duke i thyer këmbën në tre vende.
Gjatë kësaj kohe Misseroni bënte zhurmë e i tërhiqte vëmendjen ariut për të lëshuar babanë e tij, ndërsa kafsha u largua brenda në pyll.
Pas sulmit kryebashkiaku i Trentino, Maurizio Fugatti nënshkroi urdhrin për kapjen dhe eliminimin e ariut, të cilin tashmë autoritetet po e identifikojnë nga ADN e pështymës që ai la në rrobat e viktimave.
/a.r