Lulzim Basha shpalli tre ditë më parë përzgjedhjen e kandidatëve të PD nga baza e partisë me garë.
Në fakt kjo ishte një gënjeshtër që dilte hapur nga udhëzimi që shoqëronte këtë formular dhe formulë përzgjedhjeje. Udhëzimi thekson se 20% të listës e bën kryetari, 80% do e zgjedhë baza. Por po të bëjmë një përllogaritje sikur opozita të marrë 70-72 mandate rezulton se në koalicion 10-12 ja merr LSI, PDIU mund të shkojë nga 3-5 mandate, PAA 1-2 mandate, PR 1 mandat, PBDNJ 1 mandat, LZHK 1 mandat, PDK 1 mandat.
Aleatët do kenë minimalisht 18 dhe maksimalisht mbi 23 mandate, sikur koalicioni të jetë ky i sotmi. Pa ndonjë shtesë të re. PD do ketë midis 48-52 mandate në rastin më të mirë duke i dhënë kështu një rritje me 20% krahasuar me 2017.
Lista tani duket e konfiguruar, ku fituesit do i vendosë Luli, ndërsa baza do zgjedhë mbushësit e listës. Por këtë herë përgjegjësinë do e ndajnë bashkë.
Do ketë disa hyrje të reja në listat e qarqeve që do quhen si ndryshim, si Gaz Bardhi, Çlirim Gjata, Tomor Alizoti, Gazmend Oketa etj, por ato nuk janë shumica. Basha do tentojë që këta dhe ndonjë emër tjetër t’i shesë si ndryshim i madh siç bëri në 2017-ën me Valentina Dukën, Oriola Pampurin dhe Romeo Gurakuqin, por dështoi me sukses. Basha do ruajë grupin aktual në shumicën e tyre, kuptohet disa do bien edhe viktima të gënjeshtrave se do marrin drejtime institucionesh kur Luli të vijë në pushtet.
Taktika e Bashës
Udhëzimi dhe formulari në fakt janë thjesht një taktikë pasi listat e qarqeve Basha i ka konfiguruar, së pari me të deleguarit, disa besnikë deputetë që i ka nga pas, “elitën” e Republikës së Re dhe ndonjë emër që ka gëlltitur diku një lugë çorbë të prishur ofruar eksklizivisht nga Luli. Emrat do të jenë pak a shumë si më poshtë me ndonjë lëvizje të vogël.
Listave të mëposhtme ju mungojnë disa emra të kryesisë dhe eksponentë, të cilët do jenë pjesë e listës, por ende nuk dihen qarqet. Pra lista fituese totalisht është e mbyllur thjesht do ketë edhe disa lëvizje pas shtatorit, sipas situatës brenda PD, për të bërë të mundur që të krijohet një frymë fitoreje false.
Berat
Pa ikjes së Eduard Halimit, lista e Beratit është më e hapur për Bashën. Eno Bozdo, Astrit Veliaj, Namir Lapardhaja, Kasëm Mahmutaj dhe Gazmend Hazizi drejtuesi lokal i PD, janë lista e pritshme. Por edhe emra të tjerë mund ta kryesojnë këtë qark, që do ngelet i fundit në përgatitjen e listës. Berati ka 7 kandidatë, në zgjedhjet e fundit PD fitoi 1.
Dibër
Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjunkshi janë dy kandidatë të listës së vjetër që do rikandidohen. Një emër i ri për këtë qark është Kreshnik Çollaku, por edhe kreu i degës Dibër Naim Gazidede. Dibra ka 6 mandate, në zgjedhjet e kaluara Republika e Re morri vetëm 2 mandate.
Durrës
Oerd Bylykbashi, Agron Duka, Florion Mima apo Vullnet Topalli dhe Enri Ceno janë emrat që ripërsëriten. Me hyrje të re Gazmend Oketën, Ferdianand Xhaferajn apo Grida Dumën. Durrësi ka 14 mandate, në 2017, Republika e Re morri vetëm 4.
Elbasan
Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi dhe Taulant Zeneli janë emrat që ripërsëriten, në listë mund të shtohet edhe kreu i degës të PD Elbasan dhe gazetari Fitim Zekthi. Spaho mund të jetë kryesues në një tjetër qark. Në Elbasan në vitin 2017 u siguruan vetëm 3 mandate nga Republika e Re.
Fier
Emrat e Fierit, sërish fillojnë me Alibeajn, Luan Baçin, por edhe disa prurje të reja si kreu i PD Lushnjë, apo kreu Republikan Fatmir Mediu dhe Agron Kapllanaj ish-kreu i Bashkisë Mallakastër, janë kandidatët e listës të Lulit. Qarku Fier ka 16 mandate, në 2017 u fituan vetëm 4.
Gjirokastër
Largimi i Tritan Shehut duket i sigurt, rikthimi i Genc Rulit e bën të vështirë rikandidimin e Roland Bejkos në qarkun Gjirokastër, por ai mund të zëvendësohet lehtësisht nga Dasho Aliko, kreu lokal i PD. Në krye të listës nuk do jetë Ruli, në këtë qark mund të vendoset Genc Pollo. Gjirokastra ka 5 mandatë në 2017, Republika e Re mori vetëm një.
Korçë
Në këtë qark emrat që rikandidohen janë Ervin Salianji dhe Andrea Mano apo Hekuran Hoxhalli. Valentina Duka e ka mbyllur tashmë ciklin politik dhe kryesimi i listës mund të shkojë tek nën-kryetari i PD Edmond Spaho. Klevis Balliu është një emër që mund të largohet nga Pogradeci për në Tiranë. Emrat e rinj që ka ky qark do jenë Sorina Koti dhe Dritan Shano. Emri i Salianjit në listë do varet nga vendimi i gjykatës për çështjen “Babale”.
Kukës
Largimi i Flamur Nokës nga Kukësi është një lajm i vjetër. Ai nuk hyn dot më në zonën ku ka qenë deputet dhe PD-ja lokale vuan një përçarje të madhe. Emri që mund ringelet në garë është Isuf Çela, ndërsa Arben Ibro është një kandidat i mundshëm së bashku me ish kryebashkiakun Bashkim Shehu.
Lezhë
Ish kryebashkiaku Fran Frrokaj, analisti Agron Gjekmarkaj por edhe Preç Zogaj janë disa nga emrat kryesorë të qarkut Lezhë, ku mund të ketë edhe lëvizje të tjera në këtë qark. Largimi i Aldo Bumçit që duket se është zhdukur nga skena politike. Pretendohet që aty të bëhet një përmbysje në krahasim me 2017-ë.
Shkodër
Bastioni historik i demokratëve vazhdon të ketë probleme të thella të përçarjes së brendshme. Një luftë që fillon në Bashkinë Shkodër dhe përfundon në degën lokale. Gazment Bardhi është i deleguari aktual në këtë qark, por në listë pritet të jenë Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Gjok Uldedaj dhe Benardeta Syjku. Lista mund të kryesohet nga edhe nga Çlirim Gjata.
Vlorë
Agron Shehaj dhe Genc Deromemaj ngelen emrat kryesorë të këtij qarku nga Republika e Re. Në këtë qark Lulzim Basha në vitin 2017 morri vetëm 3 mandate. Ka mjaft pretendime edhe për Vlorën ku PD lokale duket e ndarë dhe e copëtuar. Një emër që mund të kryesojë këtë qark është edhe kreu i KLSH, Bujar Leskaj.
Tirana
Qarku kryesor në vend do ketë sërish disa nga emra kryesorë të listës së vitit 2017 me disa rregullime të vogla. Basha, Berisha, Bardhi, Pampuri apo Jorida Tabaku do jenë emrat kryesorë, të pasuar nga Tomor Alizoti, Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Dorian Teliti. Republika e Re në vitin 2017 në Tiranë siguroi 11 nga 34 mandate, por në këto zgjedhje (2021) ky qark do të ketë 35 vende për në Parlament.(CNA.al)
Ftyrat met zeza qe munen me kenë
Kure nuk mund te vini ne pushtet me shumicen e fytyrave te ndyra te hajduterise, me lul kokeqypin dhe Mali e median gerdecin, akoma shifni endra me sy hapur, budallenj e kriminele.