Kreu i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me famijen e tij.
Ai tha se dje vendosi të testohet pasi shfaqi simptoma të lehta si dhimbje koke dhe temperaturë dhe rezultoi pozitiv.
Gashi konfirmon se ka simptoma të lehtë dhe për 2 javë do të jetë në izolim 2- javor në shtëpi.
STATUSI NGA ARBEN GASHI
Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.
Faleminderit!