Ilir Xhepaj është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku.
BW raporton se Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbën për llogari të Policisë së Laçit.
Xhepaj është bashkëpuntor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të vrasjes së 30 majit.
Të veshur si policë, ata hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.
Lamaj u arrestuar disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale. Ai kishte marrë një plumb ditën e atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.
Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt. BW