Nga Ilir Beqaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ka vijuar të premtojë se nëse do të vijë në pushtet do të
vendosë një taksë të sheshtë 9 % mbi të ardhurat.
Përtej diksutimit akademik çfarë janë taksa e sheshtë apo taksa progresive, në vijim po përpiqem të
ilustroj se çfarë mund të ndodhë konkretisht me të ardhurat mujore të disa profesioneve të ndryshme
në Shqipëri.
Punonjësit e policisë
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të Policisë së shtetit janë rreth 77 mijë lekë
(paga bruto dhe shtesa për vështirë, orë pune natën etj).
Aktualisht, këta punonjës marrin pagë neto mujore 62,260 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 61,450 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 8 mijë lekë më pak në muaj apo 98,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 7000 policët së bashku do të paguajnë rreth 690 milionë lekë më shumë taksa në vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.
Mësues në arsimin 9-vjeçar
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 23 mijë punonjësve të arsimit 9-vjeçar janë rreth 54 mijë lekë.
Aktualisht, këta mësues marrin pagë neto mujore 44,880 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,500 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 23 mijë mësuesit së bashku do të paguajnë rreth 4,8 miliardë lekë më shumë taksa në
vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.
Mësues në arsimin e mesëm
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të arsimit të mesëm janë rreth 60 mijë lekë.
Aktualisht, këta mësues marrin pagë neto mujore 49,400 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 47,900 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 15,000 lekë më pak në muaj apo 180,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 7 mijë mësuesit së bashku do të paguajnë rreth 1,26 miliardë lekë më shumë taksa në
vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.
Infermierë në spitale
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6250 infermierë e laborantë në spitale janë rreth 54 mijë lekë.
Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 44,800 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 43,100 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 17,000 lekë më pak në muaj apo 210,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 6250 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,3 miliardë lekë më shumë taksa në
vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.
Infermierë në qendra shëndetësore
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 6800 infermierë në qendra shëndetësore janë rreth 45,500 lekë.
Aktualisht, këta infermierë e laborantë marrin pagë neto mujore 38,400 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 36,300 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 6800 infermierët së bashku do të paguajnë rreth 1,7 miliardë lekë më shumë taksa në
vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.
Sanitare në spitale
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 1500 sanitare (punonjëse të higjenës) në spitale janë rreth 44,500
lekë.
Aktualisht, këto sanitare marrin pagë neto mujore 37,600 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 35,500 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 21 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 1500 sanitaret së bashku do të paguajnë rreth 380 milionë lekë më shumë taksa në vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.
Shoferë në autoambulancat e Urgjencës Kombëtare
Të ardhurat mesatare mujore të rreth 500 drejtuesve të automabulancave të Urgjencës Kombëtare
Mjekësore janë rreth 66,500 lekë.
Aktualisht, këta shoferë marrin pagë neto mujore 54,300 lekë.
Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 53,100 lekë.
Pra, seicili prej tyre do të marrë rreth 12 mijë lekë më pak në muaj apo 250,000 lekë më pak në vit.
Ndërsa të gjithë 500 shoferët së bashku do të paguajnë rreth 75 milionë lekë më shumë taksa në vit.
Në vijim edhe ilustrimi grafik.