Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin.
Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 61 raste të reja me COVID-19.
12 ne TIrane, 11 ne Vlore, 7 neDurres, nga 5 Kukes e Divjake, nga 3 ne Puke, KOrce e Kurbin, 2 ne Kruje dhe nga 1 ne Shkoder, Fier, LEzhe, Has, Mirdite, Kamez, Belsh, Selenice, e Fushe Arrez.
Shifrat jane bere publike nga Ministria e Shendetesise pas testimeve te bera pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve te dyshuara.
“Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh”, bën me dije ministria.
Sipas ministrisë në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)
Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7
Berat 5
g.kosovari