Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama në parlament.
Me video-live nga plazhi Gjuzi deklaroi se nuk i kishte sjellë asnjë problem kryeministrit.
“Çfarë etike kam ndërhyrë? I kam thënë kryeministrit (në parlament) mos gënje”, u shpreh Gjuzi, duke shtuar se ka qënë ai që ka marrë kërcënime nga numri i telefonit të kryeministrit Rama.
“Kam marrë kërcënime nga telefoni i zotit Rama.
Po kërcënimet aq më bëjnë. Më ka thënë të tërheq zvarrë nga parlamenti, por unë jam 100 kilogramë burrë.
E kam denoncuar publikisht, i kam thënë nuk ke shanse që të më tërheqësh zvarrë.
Kam shpresë që kryetari i Kuvendit, byroja parlamentare të shohin shkeljen e procedurave dhe ta bëjnë nuk vendimin,”-u shpreh Gjuzi.
/e.rr