Dosja e 7 policëve të pezulluar për zbulimin e një skeme gjobash ndaj automjeteve në Korçë, tashmë ka kaluar në SPAK.
Prokuroria e Korçës, edhe Gjykata ka shpallur moskompetencën për çështjen duke ia kaluar SPAK-ut.
Ditën e djeshme janë dhënë masat në ngarkim të efektivëve të Policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, mes policëve janë edhe ish- shefat e qarkullimit në Policinë e Korçës dhe Pogradecit.
Policët ishin pjesë e komisionit të gjobave, ku lironin automjetet e bllokuara në rrethin e Korçës kundrejt pagesave nga qytetarët.
/e.rr