Kapen 81 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë. Mësohet se në kuadër të operacionit nga antidroga e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë, u vu në pranga një 52-vjeçar grek.
Droga ishte fshehur në një furgon, në një vend të improvizuar enkas, brenda të cilit kishte 15 pako me 81 kg marijuanë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 1250 euro dhe 1 celular.
Kontrollet e kufirit shqiptaro-grek në Igumenicë janë shtuar nga anti-droga greke, ndërsa po bashkëpunohet dhe me drejtorinë e Selanikut.
/e.rr