Kryeqyteti i Skocisë u vu nën bllokadë sot mes raportimeve për një sulm të shumëfishtë me thikë, në të cilin tre njerëz u vranë në shkallët e një hoteli. Sulmuesi më pas u vra nga policët e armatosur.
Policia shpalli gjendjen e ‘incidentit madhor’ por refuzuan të thonë nëse ka natyrë terroriste, teksa oficerë të armatosur rëndë bastisën hotelin Park Inn hotel në rrugën West George Street.
Pamjet nga vendngjarja tregonin gjithashtu njerëz të tjerë të përgjakur që largoheshin në ambulanca ose në paterica. Hoteli besohet se është përdorur si strehë e përkohshme për azil-kërkues gjatë periudhës së koronavirusit.
Një nga dëshmitarët që ka qëndruar në Park Inn Hotel tha se burri hyrë në zonën e recepsionit dhe menjëherë qëlloi me thikë dy njerëz. Gjithashtu është plagosur edhe një polic i cili po merre trajtim në spital.
Ngjarja ndodh vetëm 6 ditë pas një tjetër sulmi të armatosur ku tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në parkun e kopshteve Forbury. Një azilkërkues libian 25-vjeçar, Khairi Saadallah, ishte përgjegjës për atë sulm terrorist.
/e.rr