Dy ditë më parë u konfirmua viktima më e re në vend si pasojë e koronavirusit.
Bëhet fjalë për një 34-vjeçare nga Librazhdi, cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19.
Në orët e fundit nga testimet e kryera, në radhët e familjes, ka rezultuar pozitiv babai i saj, me banim në Qukës të Librazhdit.
Tashmë frika është shtuar për të pranishmit në funeralin e së ndjerës këtë të enjte.
Kështu ka nisur marrja e tamponëve tek të afërmit e së ndjerës, për të zbuluar nëse janë infektuar nga Covid-19.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, ndërkohë që viktimat kanë shkuar në 51.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 375; Durrës 174; Shkodër 154; Vlorë 84; Fier 44; Lezhë 27; Korçë 25; Kukës 13; Elbasan 12; Gjirokastër 7 dhe Berat 5.
/a.r