PD vendosi sot që të nisë punën për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë duke përfshirë edhe vettingun e tyre.
Edhe pse kjo nismë u bë tashmë publike, Tirananews.al mëson se kjo nismë daton që në shkurt 2018 dhe iniciatore e saj është Mirela Bogdani.
“Më vjen mirë që ideja ime dhënë Kryetarit të PD-së dy vjet të shkuara (shkurt 2018), mbi futjen në PD të një procesi të përzgjedhjes së kandidatëve (për deputetë dhe këshilltarë) mbi baza demokratike, meritokratike, kompetitive dhe transparente, dhe gjithë procesi dy vjeçar i këtij projekti, në bashkëpunim me Partine Konservatore Britanike, ku u angazhua një grup i mirë ekspertësh, sot u finalizua.
Vec PD-se, e cila po e fillon e para këtë proces në politikën shqiptare, shpresoj të merret si shembull e të shtrihet në të gjithë partitë politike, për t’i dhënë fund praktikës nepotike, jo-meritokratike dhe korruptive 30-vjecare të bërjes së listave në momentin e fundit, pa proces, pa garë dhe në monopol të kryetarëve të partive”, shkruan Bogdani.
/a.r