Autormjeti i kryeplakut të fshatit P.GJ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Automjeti tip Mercedez Benz me targë AA 331 EH, benzinë- gaz është djegur, teksa kanë qenë komshinjtë të parët që kanë konstatuar flakët se në ato momentin kryeplaku me familjen e tij nuk kanë qenë në shtëpi.
Është dashur të këputet dryni i derës së oborrit për t’u futur e shuar flakët. Sipas policisë, shkak mund të jetë një defekt teknik, por nuk përjashtohet mundësia të jetë një zjarrvënie e qëllimshme, edhe pse i zoti i makinës ka deklaruar se nuk ka probleme.
g.kosovari