Mjeku Pëllumb Pipero thotë se rritja e rasteve të personave të prekur nga COVID-19, është përtej pritshmërive dhe se ky lajm duhet konsideruar shqetësues.
“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qytetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekemi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht”, tha Pipero.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë zonat më të nxehta, mjeku tha:
“Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respektohet protokolli”.
g.kosovari