Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar sot në rezidencën e saj Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Të njëjta burime raportojnë se edhe në ditët në vijim Yuri Kim do të zhvillojë takime të ngjashme me aktorët kryesorë që lidhen me zbatimin e reformën në drejtësi.
Yuri Kim gjatë një editoriali për ecurinë e reformës në drejtësi tha se kjo reformë kaq e rëndësishme për vendin ndodhet në një fazë kritike, ku ka bërë përparime reale për të frikësuar ata që i tremben zbatimit të saj, por ende nuk ka shkuar në atë fazë që të kënaq popullin shqiptar.
Kim tha se palët Parlament-Presidencë duhet të bashkëpunojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndjekin rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku nuk shpalli asnjë institucion tërësisht fajtor dhe asnjë që të kishte tërësisht drejtë.