Kryeministri Edi Rama ka komentuar të enjten në mbrëmje akuzat për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Duke folur për gazetarin e Kosovës, Adriatik Kelmendin, Rama vijoi kritikat e tij në lidhje me tekstin e njoftimit.
“Për një moment mendoni vetëm këtë. Ai tekst ka marrë dhenë dhe sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme, jo më detajet e historisë, kanë ndjerë se duket sikur flitet për dy pjesëtarë të një regjimi. A thua se flitet për pjesëtarët e një klike agresorësh. Kjo më ka tronditur. Pa marrë parasysh faktin se si mundet që të flitet për të vrarët duke folur me shifra të përgjithshme. Po pse rreth 100 dhe jo rreth 10 apo një mijë?” – tha Rama.
Ndër të tjera Kryeministri deklaroi se pretendimi se Thaçi e Veseli kanë penguar punën e Gjykatës Speciale, janë të paqena. Ai tregoi edhe disa detaje, raporton JavaNews.
“Unë jam dëshmitar i disa bashkëbisedimeve që kemi bërë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, kur diskutohej pikërisht votimi i Tribunalit Special. E di shumë mirë se të dy udhëheqësit në fjalë ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë. Pra jam gjendur në disa bisedime” – tha Rama.
/JavaNews/a.r
Tronditja jote o kryeministerhallemadh eshte kuptueshme dhe e lexueshme edhe pa ja artikuluar gazetarit. Arsyeja eshte se po te mblidhet ne gryke litari ty dhe bashkpuntoreve te tu pushtetare te larte prej korrupsionit galopant ku eshte perfshire shteti qe ti drejton si kryeminister.