Lazio e ka shumë seriozisht për Marash Kumbullën dhe fakti që Igli Tare shtyn në këtë drejtim do të thotë shumë për presidentin Claudio Lotito, i cili një ditë pas humbjes në Bergamo ndaj Atalantas, ka pritur sot presidentin e klubit të Veronas, Maurizio Setti dhe drejtorin sporitv Tony D’Amico.
Në takim ishte i pranishëm natyrisht edhe Igli Tare. Gjithçka ka ndodhur në Romë, aty ku janë hedhur hapat e parë të një akordi. Interi dhe Juventusi nuk po lëvizin, ndaj Verona ka matur pulsin e Lazios, duke diskutuar edhe për mundësinë e ndonjë transferimi nga bardhekaltërit te verdheblutë.
Vlera e kartonit të mbrojtësit 20-vjeçar shqiptar është 28 mln euro, por Lazio tenton ta ulë me një akord përfshirë bonus dhe kartonin e një ose dy futbollistësh që mund t’i interesojnë Veronas (edhe nga sektori i të rinjve).
/telesport/a.r