Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në Facebooko, Hoti tha se për këtë ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell.
Postimi i kryeministrit Hoti në Facebook
”Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.”
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën (24 qershor) se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të tjerë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Për këtë arsye, edhe presidenti Hashim Thaçi e anuloi dje (24 qershor) vizitën e tij në Uashington.
g.kosovari