Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Zvicër, ku protagonist është bërë një i ri shqiptar nga Kosova.
Gazeta “Aargauer Zeitung” raporton se i riu shqiptar i quajtur Bajram, kishte kryer marrëdhënie me shoqen e tij 15-vjeçarje në tualetin e shkollës ku studionin dhe kishte filmuar aktin intim,
Më pas, ai ia tregoi videon shokut të tij, duke bërë që vajza e quajtur Franziska ta denoncojë pasi e mori vesh këtë gjë.
18-vjeçari është dënuar me gjobë për veprën penale “pornografi me të mitur”.
Ngjarja ka ndodhur në qarkun Aarau, ndërsa Bajrami u gjobit për arsye se deklaroi para gjykatës se e kishin kryer marrëdhënien intime me konsensus.
/e.rr