Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me Covid-19 në vend dhe 1 humbje jete.
Nga rastet e reja, 6 prej tyre janë në qytetin e Vlorës, të cilat rezultojnë të jenë kontakte të personave të infektuar në fasoneri.
Katër prej tyre punonin te fasoneria e këpucëve ndërsa dy të tjera në fasonerinë e cila u mbyll ditën e djeshme.
Deri më tani janë regjistruar 2,114 raste poztitivë me Covid-19, dhe janë shënuar 47 persona.
/e.rr