Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me lëvizjet në kampin opozitar. Media mëson se Basha ditën e enjte në orën 11:00, do të zhvillojë një takim me kryesinë e PD.
Në fokus të diskutimeve do të jetë formula dhe fushata që të do të zhvillohet për zgjedhjen e deputetëve dhe emrave për kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.
Deri tani mësohet se do jetë anëtarësia ajo që do të propozojë emrat në listën e deputetëve, por detajet nuk janë mësuar akoma.
Më herët është raportuar see kreu i PD, ka nisur dhe hapjen e partisë duke ftuar Genc Rulin që të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve.
Ruli ka qenë një nga figurat e vjetra të PD që u largua nga postet që mbante në parti pas zgjedhjes së Bashës si kryetar, por pak kohë më parë ai u riafrua në selinë blu.
/a.r