Ky është mjeti i fshehur në periferi të Tiranës dhe është sekustruar pas arrestimit të Eduart Lamajt, i konsideruar nga hetuesit si atentator ndaj dy biznesmenëve, në zonën e Laçit.
Makinë luksoze dyshohet se është përdorur nga atentatorët për atentatin ndaj dy biznesmenëve mbrëmjen e 30 majit të këtij viti.
Në atentat mbetën të vrarë shtetasit Bujar Lika, 37 vjeç dhe Paulin Gjergji 53 vjeç, të cilët ndodheshin në një hotel, në momentin e atentatit.
Në atentat, nga hetimet e deritanishme, morën pjesë disa persona.
Pavarësisht deklaratave të të arrestuarit, organi i akuzës ka dyshime të forta se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim për të kryer vrasjet.
/a.r